Barcelona heq dorë nga Zubimendi

Futboll

Barcelona heq dorë nga Zubimendi

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 22:20
Zubimendi

Barcelona raportohet se ka vendosur të mos bëjë një lëvizje në vitin e ardhshëm për Martin Zubimendi.

Barça është lidhur me mundësinë për të nënshkruar me spanjollin, ose në janar ose verën e ardhshme, me Xavin që e sheh atë si një zëvendësues të mundshëm afatgjatë për Sergio Busquetsin e larguar.

Pavarësisht presionit për një largim të mundshëm, Real Sociedadi ka qëndruar i palëkundur mbi të ardhmen e Zubimendit, me Imanol Alguacil duke lënë të kuptohet se mesfushori dëshiron të përfaqësojë klubin e tij të lindjes në Ligën e Kampionëve.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona është gati të ndryshojë planin në kërkimin e një mesfushori të ri me profilin e Zubimendit, duke hequr dorë nga ky i fundit.

Drejtori sportiv i klubit, Deco, thuhet se po shikon opsionet në Premierligë për të sjellë një stil më fizik në “motorin” e Barcelonës, me Bruno Guimaraes të Neëcastle United dhe Amadou Onana të Everton që kanë përfunduar në radarin e “Blaugranëve”.

Në anën tjetër, Arsenali besohet se mbetet i interesuar për Martin Zubimendin, i cili me Real Sociedadin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat