Gati për Eintrachtin

Futboll

Gati për Eintrachtin

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 11:47
Jamal Musiala

Lajm i mirë për Bayernin e Mynihut: Jamal Musiala tashmë është rikuperuar nga një dëmtim në kofshën e majtë, duke u rikthyer i gatshëm për ndeshjen e kësaj të shtune, në transfertë përballë Frankfurtit, për javën e 14-të të Bundesligës.

“Musiala do të jetë në ekip nëse asgjë nuk ndodh në stërvitje.

Nuk do të luajë 90 minuta të plota, të shohim nëse do të jetë në formacionin e parë. Me përjashtim të Matthijs de Ligt dhe Bouna Sarr, të gjithë janë në dispozicion”, tha trajneri i bavarezëve, në konferencën për shtypin para ndeshjes me Eintrachtin.

Mesfushori sulmues gjerman u dëmtua një muaj më parë, në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Galatasaray-t dhe i ka munguar skuadrës gjermane në tri ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat