Prishtina – Fushë Kosova, formacionet zyrtare

Futboll

Prishtina – Fushë Kosova, formacionet zyrtare

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 12:49
Prishtina

Prishtina dhe Fushë Kosova kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të fqinjëve nga Fushë Kosova me takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Emanuel Egbo vjen në këtë ndeshje me një seri prej kater ndeshjesh pa humbje, por vetëm një fitore, kështu që synon vetëm tri pikër për t’u ngjitur në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët kanë tri humbje radhazi dhe do të tentojnë me çdo kusht të marrin rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina: Nika; Bytyqi, Useini, Sinani, Muja; Islami, Hamiti; Pefqeli, Kryeziu, Hyseni; Blesa;

Fushë Kosova: Rugji; Kutllovci, Ajdini, Ikvic; Maloku, Thaqi, Jashanica, Cenaj, Rapuca; Baholli, Meziu;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat