Man Utd e vendos në shitje Eriksenin

Futboll

Man Utd e vendos në shitje Eriksenin

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 13:20
Eriksen

Christian Eriksen është vendosur në shitje nga Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shesin mesfushorin danez në merkaton e janarit, raporton Football Insider.

31-vjecari erdhi në “Old Trafford” në verën e vitit 2022, por tani e ka humbur pozitën e titullarit.

Mbetet të shihet nëse ekipi anglez do të pranojë oferta për shërbimet e ish-yllit të Tottenhamit dhe Interit.

Aktualisht, Eriksen është I lënduar dhe nuk është paraqitur që nga java e fundit e nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat