Muslija asiston në fitoren ndaj Hamburger SV

Futboll

Muslija asiston në fitoren ndaj Hamburger SV

Nga: K.G. Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:16
Paderborn feston

Paderborn ka marrë tre pikë në Hamburg, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Hamburger SV. 

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, ka asistuar në minutën e 21-të kur Bilbija shënoi për 1:1. 

Golin e fitores e realizoi futbollisti Ansah në minutën e 62-të.  

Për vendasit shënoi Benes (11'). 

Bibilja i Paderborn u përjashtua në minutën e 69-të dhe Meheim i Hamburger SV në atë të 78-tën. 

Florent Muslija dhe Visar Musliu, u paraqitën titullarë për Paderbornin. 

Muslija u zëvendësua në minutën e 70-të.

Hamburger SV është në vend të tretë me 28 pikë. e Paderborn në të 9-tin me 24 sosh pas 16 jave në Bundesliga II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat