Kroos: Ronaldo më i miri

Futboll

Kroos: Ronaldo më i miri

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:41
Kroos e Ronaldo

I saktë si në pasime Toni Kroos ka qenë protagonist i një interviste të shkurtër ku ka treguar disa preference të tij në lidhje me futbollit dhe atë çfarë dëshiron të bëjë pasi të largohet nga ky pasion.

Por Toni Kros është bërë personazh edhe në media, ndonëse duhet nënvizuar se ai nuk është një lojtar shumë mediatik. Por në rastet kur vendos të flasë, ai e bën pa u ndrojtur dhe thënë gjërat ashtu siç i mendon.

Në një intervistë ndryshe, në kanalet e komunikimit të klubit madrilen ai u është përgjigjur shkurt disa pyetjeve.

Lojtari më i mirë me të cilin keni luajtur?

Kristiano Ronaldo.

Një stadium që ju pëlqen të luani si kundërshtar jashtë fushe?

Dortmund.

Nëse nuk do të ishe futbollist çfarë do të kishe bërë në jetë?

(Qesh). Nuk di çfarë të them, pyetje e vështirë. Me siguri do të merresha me diçka në lidhje me sportin, por se çfarë nuk di. Kam qenë me fat, sepse që në moshë fare të re (17 vjeç) kam firmosur kontratën time të parë si profesionist. Për këtë arsye, nuk më është dashur të mendohem gjatë se çfarë do të bëhesha po të mos kisha qenë futbollist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat