Besa kampion vjeshtor

Futboll

Besa kampion vjeshtor

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 17:51
Besa

Pasditen e sotme janë luajtur të tetë ndeshjet e xhiros së fundit vjeshtore në Ligën e Dytë të Maqedonisë.

Besa vulosi titullin e vjeshtës pasi fitoi sot si mikpritëse 3:1 ndaj Pobedës. Ademi shënoi dy herë dhe Emini një herë, ndërsa Alimoski shënoi për Pobedën.

Arsimi e mposhti Bellasicën me rezultat 2-1, kurse Bashkimi rrëmbeu një pikë kundër Teteksit në Tetovë.

Detonit si mysafir ka festuar me 0:1 te Karaorman, me golin e Memedit. Pelisteri papritmas pati probleme me Osogovën në Manastir.

Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Paunov, e më pas Razmoski dhe Spirkoski i sollën fitoren Pelisterit, i cili në pushim do të largohet në vendin e tretë.

Rezultatet dhe tabela pas javës së 15-të:

Arsimi – Bellasica 2:1
Besa – Pobeda 3:1
Skopje – Novaci 2:1
Karaorman – Detonit 0:1
Kozuv – Ohrid 2:0
Pelister – Osogovo 2:1
Teteks – Bashkimi 0:0
Vardar (N) – Sasa 1:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat