Sopoti shtang Tërbunin

Futboll

Sopoti shtang Tërbunin

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Përfundojnë 4 ndeshjet e para të Grupit A të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 10-të të kampionatit.

Golat dhe surprizat nuk mungojnë me Ilirinë dhe Besëlidhjen që bëjnë detyrat përballë Gramshit dhe Albanët në transfertë duke marrë 3 pikët e rradhës.

Fitore minimale për Adriatikun në shtëpi me Veleçikun, me koplikasit që zhgënjejnë sërish. Mbyllet me emocione ndeshja në Librazhd mes Sopotit dhe Tërbunit. Pukjanët ishin në avantazh të dyfishtë deri në minutën e 83-të, por vendasit bënë mrekullinë duke shënuar 2 gola të shpejtë për ta mbyllur ndeshjen në barazim.

Rezultatet dhe golashënuesit:

Adriatiku 1–0 Veleçiku
(Lala 85′)

Gramshi 0–2 Besëlidhja
(Danaj 36′, Elbasani 67′)

Albanët 0–3 Iliria
(Selmani 28′, Llanaj 47′, Gjinaj 83′)

Sopoti 2–2 Tërbuni
(Kaçubela 10′, 78′ / Spahiu 83′, Çota 87′)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat