Drita gati për Gjilanin! Baftiu: Atmosfera në grup është e mirë 

Futboll

Drita gati për Gjilanin! Baftiu: Atmosfera në grup është e mirë 

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 19:15
Blend Baftiu

Futbollisti i Dritës, Blend Baftiu, është optimist se do të dalin me pikë të plota në derbin e madh me Gjilanit, që luhet nesër në orën 13.00.

Ndeshja luhet në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Drita renditet në vend të tretë me 28 pikë e Gjilani në të shtatin me 17 sosh. 

“Atmosfera në grup është e mirë dhe motivi është i lartë edhe te futbollistët tha Blend Baftiu.

"Nesër na pret një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë, sepse derbi çdo herë ka qenë i tillë.

Mirëpo, ne jemi shumë të motivuar, kemi punuar mjaft mirë dhe e jona është t'i kryejmë detyrat që na ka dhënë trajneri, të 'luftojmë' dhe kam besim të plotë që do ta vazhdojmë serinë e mirë dhe do të dalim me pikë të plota nga ky takim.

Atmosfera është mjaft e mirë dhe motivi maksimal, e jona është vetëm t'i kryejmë detyrat e trajnerit", potencoi Baftiu.

Ndeshja derbi SC Gjilani - FC Drita zhvillohet nesër, e diel ora 13:00, te fusha sintetike (te rrethi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat