Emini: Fitore e merituar për t’iu bashkangjitur festës për titullin vjeshtor

Futboll

Emini: Fitore e merituar për t’iu bashkangjitur festës për titullin vjeshtor

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 9 dhjetor 2023 Në ora: 22:18
Besa feston

Gjashtë fitore të ekipeve vendase një barazim dhe një fitore të mysafirëve me gjithsejt 18 gola të shënuar është epilogu I ndeshjeve të javës së 15-të dhe të fundit e sezonit vjeshtor është në Ligën e dytë maqedonase ku ekipi Besa nga Dobërdolli zyrtarisht ësh kampion vjeshtor 

Në stadiumin e Vrapçishtit, në një atmosfere festive para ofro 1000 tifozëve të pranishëm Besa e Dobërdollit me fitoren 3-1 kundër Pobedës së Prilepit zyrtarisht është kampion i sezonit vjeshtor në ligën e dytë të kampionatit 2023/2024. Kreator të fitores së sotme kundër Pobedës ishin Fiton Ademi golashënuesi më mire i ekipit dhe e ligës në pjesë vjeshtore me 2 gola apo gjithsejt 12 gola dhe Izair Emini i cili realizoi 1 gola apo të shtatin sezonal. Ekipi nga  Dobërdolli në 15 ndeshjet e zhvilluar ka shënuar 13 fitore, 1 barazim  dhe 1 humbje me 37 gola të shënuar dhe vetëm 8 të pranuar  duke  grumbulluar 40 pikë që paraqet një rekord të llojit të vetë në garat e  ligës së dytë. “Fitore e merituar për t’iu bashkangjitur festës për titullin e kampionit vjeshtor. Faleminderit tifozëve që na përkrahën, ndërsa premtoj se ne si futbollist edhe në sezonin pranveror do vazhdojmë me rrugëtimin e sukseseve   deri në arritjen e  pretendimeve tona për tu kualifikuar në elitën e futbollit”  deklaroi  futbollist më me përvojë Izair Emini.
Fitore të rëndësishme  ka shënuar Arsimi i Çegranit në përballjen me Belllasicën me rezultatin 2:1. Me këto tre pikë Arsimi tani ngjitet në pozitën e katërt me 23 pikë grumbulluara aq sa ka edhe Ohri  që sot humbi nga Kozhufi në Gjevgjeli 2-0. Detonit  Pllaçkovica  mundi  Karaormanin në Strugë 0-1. Teteksi dhe Bashkimi në Tetovë u ndajtën me barazim pa gola 0-0, Skopje mundi Novacin 2-1, Vardari i Negotinës mundi Kamenica Sasa 1-0, ndërsa Pelisteri në Manastr mundi Osogovën 2-1.

Rezultatet e javës së 15-të

Besa 1976 – Pobeda   3-1
Arsimi – Belasica   2-1, 
FK Skopje – Novaci 2-1
Karaormani –  Detonit Plačkovica 0-1
Kozhufi – Ohri  2-0
Pelisteri – Osogovo  2-1
Teteksi – Bashkimi 0-0
Vardari – Kamenica Sasa 1-0

Tabela pas përfundimit të sezonit vjeshtor: 1. Беса 40 pikë (15- 13-1-1(37-8)  2.Detonit Plaçkovica 35, 3.Pelisteri 33, 4.Arsimi 23, 5. Kozhufi 23, 6. Ohri 23, 7.Novaci 22,. 8.Skopje 21, 9,Bellasica 20, 10.Vardari 18, 11.Teteksi 18, 12.Bashkimi 18, 13.Pobeda 15, 14.Osogova 12, 15.Karaormani 11, 16. Kamenica Sasa 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat