Pioli pas humbjes ndaj Atalanta: Nuk ishim të kthjellët

Futboll

Pioli pas humbjes ndaj Atalanta: Nuk ishim të kthjellët

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 22:55
Pioli

Numri një i pankinës së Milanit, Stefano Pioli analizoi humbjen 3-2 ndaj Atalantës.

“Kur ishim 11 me 11 në fushë, dukej se inercia ishte më shumë në anën tonë.

Duhet të ishim më të qartë në zgjedhjet tona në mbrojtje dhe këto janë gabime që na kushtojnë shumë.

Dy golat e parë të shënuar- Nuk punuam mirë si ekip në fazën e mbrojtjes.

E filluam ndeshjen me intensitet dhe cilësi, duhej të merrnim rezultat pozitiv, por po largohemi me një disfatë të rëndë.

A mund të jenë justifikime mungesat në mbrojtje?

Ka mungesa, por ne e luajtëm ndeshjen më mirë se kundërshtarët në pjesën e parë. Na rëndojnë disa naivitete, do të duhet të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat