Dinamo kërkon të prishë “mallkimin” ndaj Vllaznisë

Futboll

Dinamo kërkon të prishë “mallkimin” ndaj Vllaznisë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 11:25
Dinamo

Vllaznia dhe Dinamo do të përballen me njëra-tjetrën të dielën e 10 dhjetorit në kuadër të javës së 16-të të Superiores.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 17:00.

Në këtë sfidë nuk janë vetëm 3 pikët, por Dinamo gjithashtu kërkon që të kthejë disi në anën e saj historinë. Në 10 ndeshjet e fundit dinamovitët njohin vetëm 1 fitore ndaj shkodranëve. Në 9 ndeshjet e tjera, Vllaznia ka fituar 6, teksa 3 sfida kanë përfunduar në barazim.

Ndoshta është momenti i duhur që në “Loro Boriçi”, ekipi i Mehmetit të ‘thyejë akullin’, duke parë dhe formën e mirë që Dinamo po kalon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat