Klopp: Ishte paraqitje e keqe për 76 minuta

Futboll

Klopp: Ishte paraqitje e keqe për 76 minuta

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 14:24
Klopp

Liverpooli mposhti Crystal Palace (2-1), duke marr kreun e tabelës në Premier League, megjithatë, trajneri Jurgen Klopp, nuk është i kënaqur me paraqitjen e të besuarve të tij.

Sipas strategut gjerman, “The Reds” për 76 minuta nuk luajtën mirë.

“Ishte një paraqitje e keqe për 76 minuta”, tha Klopp pas ndeshjes për mediet britanike.

Ai ka lavdëruar yllin e skuadrës së tij, Salah, i cili tani arrin shifrën e 200 golave në fanellën e klubit nga “Anfield”.

“Shifër e pabesueshme për një super-lojtar. Nuk e di sa herë na shpëtoi më një gol të shënuar në momentin e duhur”, ka theksuar Klopp.

Liverpool kryeson tabelën me 37 pikë, një më shumë së Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat