Kampioni triumfon me përmbysje në Luton

Futboll

Kampioni triumfon me përmbysje në Luton

Nga: K.G. Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 16:55
Pamje nga ndeshja

Kampioni i Anglisë Manchester City nuk ka lejuar befasi duke fituar me përmbysje në Luton.

City ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Lutonit, në takimin e javës së 16-të të Premier League. 

Vendasit kaluan në epërsi me golin e Adebayo në fund të pjesës së parë. 

City këndellet në pjesën e dytë duke shënuar dy gola brenda katër minutave.

Silva në minutën e  62-të e Grealish në atë të 66-tën.

City u paraqit pa sulmuesin më të mirë, norvegjezin Erling Haaland.

Liverpooli kryeson me 37 pikë, pasojnë Arsenali me 36, Aston Villa 35, Manchestr City 33 e Luton është në vend të 18-të me 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat