Nica: Jam i kënaqur nga rezultati

Futboll

Nica: Jam i kënaqur nga rezultati

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 17:03
Stavri Nica

Trajneri Stavri Nica pas ndeshjes pohoi se barazimi ishte rezultati i drejtë i ndeshjes, pasi të dy ekipet ishin larg portave dhe golin ishte se kush do ta ngecte.

Kështu që pika e kënaqi Nicën.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “MCN” trajneri Nica tregoi problemet që ka ekipi në sulm, arbitrat dhe çështjen “Rashiti”. Ja prononcimi i Stavri Nicës pa barazimit 0-0 me Erzenin.

Jam i kënaqur nga rezultati pasi loja shkoi tamam me episode.

Nga ajo që prodhoi  ndeshja, barazimi ishte më i drejti.

Të dy ekipet ishin larg portës dhe ia lanë kush ta ngecte golin.

Terreni i papërshtatshëm ishte një arsye më shumë që shkoi barazim. Në transfertë duhet të kënaqemi edhe me një barazim.

Pa një sulmues të mirëfilltë edhe skuadra vuan. Shpresoj që ta zgjidhim këtë situatën e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat