Kosova e Dusseldorfit demolon Tsv Bayerin, kampion vjeshtor 

Futboll

Kosova e Dusseldorfit demolon Tsv Bayerin, kampion vjeshtor 

Nga: K. G. Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 19:15
Kosovën e Dusseldorfit

Sukses i madh për Kosovën e Dusseldorfit. 

Skuadra kuqezi përmbylli në mënyrën më të mirë sfidën me  Tsv Bayer Dormagen duke e demoluar me rezultat 3:0.

Kosova merr kreun e tabelës në Bezirksliga me 44 pikë të mbledhura.

“Përshëndetje te ngrohta nga kampioni i juaj vjeshtorë.

Klubi ynë me 3 pikët e radhës kundër Tsv Bayer Dormagen përfundon gjysëm sezonin e parë me 1 pikë në krye të tabelës duke u shpallur kështu kampion vjeshtor.

Rezultati përfundimtarë i ndeshjes së sotme 3:0 me golashënues Derman Disbudak në minutën e 57 dhe Max Stellmach u përkujdes për golin e dytë dhe të tretë (71’ 79’)

Faleminderit për ju që besuat në djelmoshat tanë dhe ishi gjithmonë në përkrahje të tyre

Ne vazhdojmë para për qëllimin tonë

Ndeshja radhës të dielën e ardhshme kundër TuS Mundelheim”, njofton FC Kosova. 

Katër të parët

1. Kosova    17    14    2    1    52:14    44
2. TSV Eller 04    17    14    1    2    58:22    43
3. SG Benrath-Hassels    17    14    1    2    54:16    43
4. DJK Gnadental    17    12    3    2    66:26    39

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat