Josa: Kishim disa defekte

Futboll

Josa: Kishim disa defekte

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 19:56
Josa

Laçi mori një barazim në frymën e fundit përballë Tiranës në sfidën e javës së 16-të të Superiores.

Gjithsesi trajneri Josa nuk u duk i lumtur me performancën e skuadrës së tij në pjesën e parë, por u shpreh se në pjesën e dytë kurbinasit bënë më mirë.

“Nuk mund të them që u luajt shumë mirë ndeshja. Kishim ca defekte në pjesën e parë, pikat e referimit i kishim.

Duhet të punonim më mirë sa i përket zbritjes së lojës në përmjet pasimeve vertikale. U rregullua diçka.

Futja në lojë shumë mirë e Myrtjas, si sulmues i dytë që ishte, por më tepër doli si organizator. Në pjesën e dytë që shënuam shpejtë golin e 1-2, pastaj duhet të ishim më të qetë sa i përket pasimeve tona. Kur je në një rezultat 0-2 dhe barazon përballë një skuadre si Tirana, mund të them që jam i kënaqur në përgjithësi.

Gioli që shënuam na futi në lojë, sepse Tirana normalisht ishte disi e kujdesshme.

Thash dhe një gjë tjetër, duke pasur parasysh pjesën e parë që ne luajtëm me dy mesfushorë qendre, që duhet të luanin më shumë paralel për të zbritur topin me stacione. Unë do konsistojë gjithmonë në mënyrën e ndërtimit të sulmit. Është e vërtet që ne kishim vendosur një kujdes të veçantë në dy krahët e Tiranës, por e patë që dhe goli i dytë i Tiranës erdhi si pasojë e kapjes në befasi. Aty Tirana na goditi me golin e dytë. Përveç fatit, kishim dhe dëshirën për të luajtur futboll. Në pjesën e dytë duhet të luanim me stacione që ta vendosnim Tiranën më nën presion.

Për të organizuar lojën për të dalë përpara, skuadra funksionon më mirë. Mos të harrojmë që kemi pasur shumë probleme dhe ndërrimet që u futën nuk ishin në gjendjen më të mirë fizike. Vetëm Melo sot u fut me dy ditë stërvitje, pas një muaj pushimi të plotë”, u shpreh Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat