U shty për shkak të vdekjes së një tifozi, ja kur luhet Granada - Bilbao

Futboll

U shty për shkak të vdekjes së një tifozi, ja kur luhet Granada - Bilbao

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 21:54
Pamje nga ndeshja

Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur që ndeshja mes Granadas dhe Athletic Bilbaos, e pezulluar këtë të diel në minutën e 17 për shkak të vdekjes së një tifozi në tribunë të luhet këtë të hënë, në orën 21:00.

Në fakt, kjo ishte edhe kërkesa e klubit bask, për të shmangur një tjetër udhëtim të gjatë drejt jugut të Spanjës.

Në momentin kur ndodhi fatkeqësia (tifozi ndërroi jetë për shkak të infarktit), miqtë po udhëhiqnin 0-1 falë golit të Inaki Williams.

Portieri Unai Simon ishte ai që njoftoi arbitrin Miguel Angel Ortiz Arias se duhej urgjentisht një ambulancë, pasi një tifoz kishte pësuar atak kardiak.

Megjithatë, pavarësisht se iu dha ndihma e shpejtë, tifozi nuk ia doli të mbijetonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat