Duro: Me meritë jemi kampion, rivalët nuk shfrytëzuan orarin tonë të ngjeshur

Futboll

Duro: Me meritë jemi kampion, rivalët nuk shfrytëzuan orarin tonë të ngjeshur

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 22:00
Duro

Ashtu siç e nisëm këtë edicion, ashtu edhe e mbyllëm. Me fitore, këtë herë duke mundur Bregallnicën e Shtipit me shifrat 2:1.

Fitoren e siguruam vetëm në çastet e fundit të takimit, megjithatë e njëjta është plotësisht e merituar sipas trajnerit Shpëtim Duro, i cili ju referohet rasteve të krijuara gjatë gjithë takimit, shkruan në faqen e klubit të futbollit Struga Trim Lum.

“Nuk më vjen mirë që fituam në fund të takimit, pasi ishte një ndeshje të cilët duhet ta zgjidhnim shumë më  shpejtë me rastet e shumta dhe të pastërta që krijuam. Megjithatë edhe këto janë fitore të bukura.” 

Georgievski për herë të parë në rolin e qendërmbrojtësit!

“Mungesat e Nezirit dhe Radiç bënë që unë të vendosem për një zgjidhje të tillë. Ai po luante për herë të parë në një rol të tillë, dhe të njëjtin e interpretoi mjaft mirë. Jam i kënaqur me performancën e tij, por në tërësi edhe të skuadrës”.

Shkupi dhe Shkëndija rivalët për titull

“Do jetë një rivalitet i fortë mes nesh, Shkupit dhe Shkëndijës, mirëpo në mënyrë absolute mund të them se neve jemi favoritët kryesor. Jemi përsëri kampion vjeshte, edhe përkundër ngakesës së madhe që kishim patur, duke i referuar ndeshjeve të shumta që kemi pasur në Evropë si dhe kalendarit shumë të ngjeshur që kishim.

Rivalët tonë nuk e shfrytëzuan këtë moment, ashtu që në fund mendoj se me plotë meritë jemi në vendin e parë”.

Fitorja e sotme për Shpëtim Duron si kryetrajner i Struga Trim Lum, ishte e 25-ta nga gjithsej 37 ndeshje, përfshirë këtu ndeshjet mes kampionatit dhe arens europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat