Girona senzacionale, i del dardhë me bisht Barcelonës dhe lë pas edhe Realin

Futboll

Girona senzacionale, i del dardhë me bisht Barcelonës dhe lë pas edhe Realin

Nga: K. G. Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 23:02
Pamje nga ndeshja

Girona senzacionale, lider i ri në kampionatin spanjoll. 

Klubi nga Katalunia që po çudit një Spanjë, sonte ka mposhtur edhe Barcelonën vendase me rezultat 4:2. 

Barcelona në heshtje, Girona në festë e kthehet me tre pikë për në shtëpi. 

Image

Pamje nga ndeshja 

Futbollisti Dovbyk në minutën e 12-të shënoi për 0:1 por Lewandowski kundërpërgjigjet shpejt dhe ka barazuar (1:1).

Gutierrez me dinakërinë e tij realizoi për 1:2 dhe Valery i jep goditjen fatale vendasve në minutën e 80-të, shënoi për 1:3.

Në fund të ndeshjes Gundogan (90+2’) ka ngushtuar rezultatin në 2:3.

Nuk vonoi as tre minuta (90+5’) Stuani shënoi për 2:4. 

Girona i del dardhë me bisht Barcelonës, kësisoj kryeson me 41 pikë dhe ka dy më shumë se Reali në vend të dytë pas 16 jave. 

Barcelona është në vend të katërt me 34 pikë sa ka edhe Atletico në të tretin.

Girona deri me tash ka shënuar 13 fitore, 2 barazime dhe ka pësuar një humbje, me goldallim 38:20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat