Katër emra në listën e ngushtë të Barcelonës nëse do të largojnë Xavin tani ose në verë

Futboll

Katër emra në listën e ngushtë të Barcelonës nëse do të largojnë Xavin tani ose në verë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 10:06
Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është sërish në qendër të vëmendjes pas një disfate të turpshme ndaj Girona të dielën mbrëma, e cila i ka lënë Blaugranët shtatë pikë larg liderit ë La Ligës. Ndërsa ai shmangu katastrofën kundër Portos dhe Atletico Madridit me dy fitore të mëdha, mënyra se si Girona shpërbëu Barcelonën dhe deklaratat e Xavit më pas, kanë krijuar sërish dyshime për aftësinë e tij.

Të hënën u raportua nga Bar Canaletes se hierarkia e Barcelonës do të takohej të enjten për të diskutuar të ardhmen e Xavin, duke përfshirë presidentin Joan Laporta. Kjo vjen pavarësisht nga përkrahja publike dhe e brendshme e Laportës për Xavin.

I njëjti burim zbuloi se Barcelona ka katër trajnerë në listën e tyre të ngushtë, gjë që në vetvete sugjeron që një ndryshim nuk ka gjasa të ndodh para verës.

Përpara atyre ndeshjeve kundër Atleticos dhe Portos, menaxheri i Barcelona Atletic, Rafael Marquez u përmend si një alternativë e mundshme afatshkurtër dhe është i vendosur mirë nëse detyra e trajnerit lirohet.

Ndërkohë Barcelona kontaktoi Michel Sanchez të Gironas, disa javë më parë në mënyrë që të njoftonte kampin e tij se ata ishin të interesuar.

Real Sociedad është vlerësuar botërisht për përparimin e tyre në vitet e fundit, dhe një nga arsyet e lojës dhe formës së shkëlqyer është Imanol Alguacil. Trajneri i baskëve është i rrënjosur në kulturë dhe një institucion në Reale Arena, por Barcelona po dërgon shikime admiruese në drejtim të tij.

Së fundi, një tjetër opsion është ish-mesfushori i Barcelonës, Interit, Paris Saint-Germain dhe Atletico Madridit, Thiago Motta. Ai aktualisht është në krye të Bolognas në Serie A, dhe pas periudhave në Genoa dhe Spezia, ka skuadrën e tij në vendin e pestë, mbi të gjitha pritjet. Motta gjithashtu ka një reputacion për futboll tërheqës dhe zgjidhje taktike shpikëse.

Fakti që Michel dhe Alguacil janë në listë sugjeron që Barcelona po shqyrton më shumë një ndryshim të mundshëm në verë sesa tani, nëse problemet e tyre vazhdojnë. Rregullat e La Ligës thonë se një menaxher mund të marrë drejtimin e vetëm një klubi në sezon, kështu që asnjëri nuk do të jetë në gjendje të marrë punën para verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat