Bonucci: Rikthehem te Juventusi si trajner

Futboll

Bonucci: Rikthehem te Juventusi si trajner

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 11:46
Bonucci

Leonardo Bonucci po luan sezonin e tij të fundit në karrierë në Gjermani te skuadra e Union Berlin. Dëshira e mbrojtësit ishte ta përfundonte karrierën te Juventus, klubi në të cilën shpenzoi vitet e arta të karrierës. Megjithatë, raporti i komplikuar me trajnerin Massimiliano Allegri, e detyroi 36-vjeçarin të largohej nga skuadra e zemrës si dhe nga familja e tij që ende jeton në Torino.

Në një intervistë për spanjollen “Marca”, Bonucci tregon se sa e vështirë ishte për të që të ambientohej në një qytet të ri, vetëm dhe pa familjen. Nga ana tjetër, italiani thekson edhe njëherë dëshirën për t’u rikthyer te Juventus, këtë herë në rolin e trajnerit, profesion që e shikon si mundësi për të ardhmen.

“Transferimi në Gjermani ishte ndryshimi i madh për mua, ishte e vështirë në fillim pasi jam edhe vetëm, familja ime jeton në Torino. Isha në një qytet që nuk e njihja, megjithatë pak nga pak situata ndryshoi dhe nisa të ambientohesha. Tani mund të them se jam i lumtur dhe po e shijoj këtë eksperiencë. Sigurisht më mungon familja, Italia dhe jeta që kisha. Por, në jetë duhet të kemi kurajon për t’u përballur me sfidat e reja.

Juventusi? Të gjithë e dinë se cila ishte dëshira ime. Tani nuk jam edhe aq i nxehur sa në fillim, duhet të shohim përpara. Eksperienca te Juventus ishte e mrekullueshme dhe do të doja ta mbyllja karrierën atje.

Nuk përfundoi në këtë mënyrë, por nuk peng asgjë pasi e di që kam dhënë maksimumin për skuadrën. Flas me shokët çdo fundjavë, kjo tregon se kam qenë një person i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes.

Shumë shoqëri me veteranët dhe shembull për të rinjtë. Një rikthim? Është një nga objektivat e mi.

Dua shumë të bëhem trajner dhe nëse ia dal ta ushtroj këtë profesion në elitë, atëherë dua të trajnoj Juventusin.

I jam mirënjohës Andrea Agnellit, Marrotës, Paraticit dhe Nedved. Trajneri që më ka ndryshuar dhe përmirësuar më shumë është Antonio Conte”, u shpreh Bonucci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat