UEFA bëhet gati për ndryshimin epokal

Futboll

UEFA bëhet gati për ndryshimin epokal

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Takimet e fundit në grupe do të jenë historike për Champions League-n pasi do të jenë 90’ e fundit të vlefshëm për këtë raund.

Siç dihet formati i kompeticionit ikonik do të ndryshojë dhe faza e grupeve është “sakrifikuar” me qëllim që të shtohet numri i ndeshjeve dhe rrjedhimisht edhe të ardhurat për skuadrat, të cilat u rebeluan pak vite më parë duke kërcënuar me krijimin e Super Ligës.

Kalendari i ndeshjeve do të jetë ndryshe, por edhe procesi i kualifikimit, që do të ketë 2 vende shtesë për vendet me renditjen më të mirë. U tha që do të kalohet nga 32 në 36 skuadra në fazën finale të Ligës së Kampionëve.

Katër vendet që shtohen do të përcaktohen në këtë mënyrë; një vend do të jetë për federatën që është në vendin e pestë të renditjes UEFA, një për fituesen e kampionatit të vendeve që nuk janë në pozicionet më të larta, ndërsa dy të tjerat për federatat që do të kenë rezultatin më të mirë të përgjithshëm në sezonin paraardhës.

Do të jenë 36 skuadra, por që nuk do të ndahen në grupe, por do të jetë një grup unik, siç po ndodh prej vitesh në Euroleague në basketboll, që do të thotë se formati i ri është konceptuar si një kampionat i mirëfilltë. Është e vështirë të parashikosh një Champions me 35 javë, kështu që skuadrat nuk do të përballen të gjitha me njëra-tjetër, por çdo skuadër do të ketë të njëjtin numër kundërshtarësh të ndarë në vazo dhe për të cilat do të hidhet short.

Do të rritet edhe numri i ndeshjeve të garantuara nga 6 në 8, 4 në shtëpi dhe 4 në transfertë.

Për sa i përket kalendarit, UEFA ka konfirmuar se nuk janë parashikuar ndeshje në fundjava deri në finalen e kompeticionit, duke respektuar në këtë mënyrë kalendarin e kampionateve kombëtare dhe ato do të vazhdojnë të jenë në mesjavë. Liga e Kampionëve me formatin e ri do të nisë në mesin e shtatorit dhe do të mbyllet në mesin e janarit, kur do të luhen dy raundet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat