Çoba: Kisha shumë javë që kërkoja që të vinte gol

Futboll

Çoba: Kisha shumë javë që kërkoja që të vinte gol

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:48
Mehdi Çoba

Mesfushori sulmues i Vllaznisë, Mehdi Çoba, ka qenë një nga lojtarët që ka kontribuar me golin e tij në fitoren e Vllaznisë.

Pas shumë lojërash pozitive, sulmuesi dje ka arritur që të shënojë edhe golin e tij personal në këtë sezon.

Ai nuk e ka fshehur këtë gjë dhe për më tepër edhe përmes gjesteve të shfaqura në çastin kur po festonte këtë gol.

Në bisedën për “Panorama Sport” ai beson se ekipi do të ketë një ngritje në lojë dhe në rezultate duket synuar, pse jo, edhe fitore në klasiken ndaj Tiranës.

Goli i parë juaji që duket se është i rëndësishëm për më tepër që ndikoi në një fitore të Vllaznisë?

Kisha shumë javë që kërkoja që të vinte goli. Fatmirësisht erdhi në momentin e duhur dhe shpresoj që të vazhdoj kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat