Dita e së vërtetës, ja sa i kushton Milanit largimi parakohe nga Europa

Futboll

Dita e së vërtetës, ja sa i kushton Milanit largimi parakohe nga Europa

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:41
Milani

Milani është akoma në lojë për t'u kualifikuar në fazën tjetër (atë me eliminim direkt) në Champions League, por në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka: kuqezinjtë mund të zënë vendin e dytë në grupin F, por mund të mbeten edhe në vendin e fundit në grup. 

Për t'u kualifikuar në turin tjetër të Championsit ose për të vazhduar rrugëtimin në Europa League, italianët duhet të fitojnë me çdo kusht në transfertën e sotme ndaj Newcastle, sfidë që do të transmetohet live në RTSH. Në rast se dështon këtë objektiv, dalja nga Europa do ti kushtojë miliona Milanit.

Humbja në "San Siro" përballë Borussia Dortmund kompromentoi rrugëtimin e kuqezinjve në Champions. Ndonëse gjenden në vendin e fundit në grup, kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga përfundimi i kësaj faze, skuadra e Piolit ka akoma shanse për t'u kualifikuar mes 16 skuadrave më të mira të turneut. Duhet fituar me çdo kusht ndeshja e sotme ndaj Newcastle dhe në të njëjtën kohë duhet shpresuar në një sukses të Dortmund (aktualisht e kualifikuar) përballë PSG.

Situatë e vështirë, por jo e pamundur. Nëse nuk fitojnë në "St James’s Park" italianët i thonë lamtumirë Europës (sepse Newcastle ka golavarazh më të mirë).

Ndonëse të dhënat nuk janë akoma zyrtare, humbjet ekonomike do të ishin të mëdha për Milanin, nësë largohet nga kompeticionet europiane në këtë moment.

Vitin e kaluar kuqezinjtë shkuan deri në gjysmëfinalen e Championsit dhe arkëtuan rreth 127 milionë euro në rrugëtimin  europian në sezonin 2022/2023.

Një vit më pas, nëse skuadra eliminohet në këtë fazë, arkëtimet do të përgjysmohen, pasi llogaritet që Milani të përfitojë rreth 60 milionë euro në total..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat