Astana i “qepet” sulmuesit të demave

Futboll

Astana i “qepet” sulmuesit të demave

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:20
Partizani

Partizani është një prej skuadrave që ka në gjirin e saj lojtarë që bëjnë diferencën dhe që tashmë kanë zgjuar edhe interesin e skuadarve të huaja. Këtë herë nuk janë as Cara, Rrapaj apo Hadroj, por është Archange Bintsouka.

Sipas shtypit të shrkuar bëhet me dije se pas 21-vjeçarit është vënë kundërshtari i të kuqve në Conference League.

Bëhet fjalë për Astanan, skuadër që sulmuesi i kryeqytetasve u shënoi gol në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Paraqitja e Bintsoukas në dy sfidat ndaj kazakëve ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të cilët mesa duket i “qepen” pas sulmuesit dhe kërkojnë shërbimet e tij. Sigurisht kjo është diçka pozitive për kampionët të cilët në çdo rast do të përfitonin nga shitja e tij.

Kujtojmë se kongolezi ka kontratë me Partizanin deri në vitin 2025 dhe mesa mësohet një prej lojtarëve që do t’u ofrohe rinovimi është pikërisht 21-vjeçari. Drejtuesit kërkojnë që të mos privohen kollaj nga shitja e tij pasi e konsiderojnë të rëndësishëm për formacionin e Arbër Abilaliaj.

Gjithsesi në rast se për shërbimet e tij do të vinte një ofertë e majme, vështirë që krerët e të kuqve do t’i thonin “JO”. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat