Ten Hag sërish në mbrojtje të skuadrës

Futboll

Ten Hag sërish në mbrojtje të skuadrës

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:21
Ten Hag

Mund të thuhet me plot gojë, se po zhvillojnë, një prej sezoneve të tyre më të dobta, në histori. Bëhet fjalë për “Djajtë e Kuq”, të Manchester United, të cilët, pas humbjes, të së martës mbrëma, ndaj “Bavarezëve” të Bayern Munich i dhanë fund “aventurës” së tyre evropiane, për këtë edicion, duke vazhduar tashmë luftën vetëm në Premier League e FA Cup.

Mirëpo, edhe pse skuadra vazhdon t’u shkaktojë dhimbje të mëdha tifozëve me futbollin kaotik që zhvillon dhe humbjet e shumta që po pëson, sërish tekniku holandez, Erik ten Hag vijon të mbrojë skuadrën.

“Nuk u eliminuam për shkak të humbjes ndaj Bayernit, kjo është e qartë. Ne bëmë disa paraqitje të mira në grup, por nuk mjaftuan për t’u kualifikuar. Kundër Bayern luajtëm shumë mirë, nuk e meritonim humbjen.

U treguam shumë të aftë në organizimin e mbrojtjes, gjithashtu ishim shumë mirë në presing. Mos të harrojmë që luanim përballë një skuadre të fortë si Bayern.

Djemtë e mi dhanë gjithçka, shpirti ishte i duhuri. Më duhet t’u jap merita lojtarëve. Komplimente të mëdha për mënyrën se si punuan kundër Bayern”,- tha tekniku holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat