I vetmi opsion për portën e Newcastles

Futboll

I vetmi opsion për portën e Newcastles

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:22
Loris Karius

Mendohej se të gjithë do të ishin gati për sfidën ndaj Milan, por më kot.

“Bardhezinjtë” e Newcastle, prej kohësh tashmë vuajnë nga një sërë mungesash, në shumë reparte të fushës, mirëpo, duket se reparti më i prekur nga këto dëmtime, të jetë porta e djemve të teknikut, Eddio Howe, reparti i cili njeh 2 mungesa tejet të rëndsishme.

I pari është titulliari i përhershëm, Nick Pope, i cili pritet të rikthehet, pas të rikuperohet, nga një dëmtim në shpatull, të marrë në përballjen e Premier League, përballë, “Djajve të Kuq”, të Manchester United, ku arritën t’i mundin këta të fundit me rezultatin e pastër, 1 me 0.

Mirëpo, Pope nuk do të jetë i vetmi, që do të mungojë, pasi në dyshim, për përballjen e mbrëmjes së kësaj të mërkure është edhe portieri i dytë, sllovaku, Martin Dubravka, me këtë të fundit, që pritet të mungojë për shkak gjendjes gripale, në të cilën ndodhet, duke e lënë teknikun anglez, me vetëm 1 opsion, atë të Loris Karius.

Për shumë futbolldashës, që ndoshta e kanë “fshirë” nga memoria e tyre, “gardiani” gjerman është “gafaxhiu” i finales së vitit 2018, ku “Galaktikët” e Real Madrid mposhtën me rezultatin e thellë, 4 me 1, “Të Kuqtë” e Liverpool, falë golave spektakolarë të Karim Benzema e Gareth Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat