Sarkozy i përgënjeshtron të gjithë

Futboll

Sarkozy i përgënjeshtron të gjithë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:52
Sarkozy

Nicolás Sarkozy, ish-presidenti i Francës, foli mbi ndërhyrjen (ndikimin) e tij të supozuar në vendimin e Kylian Mbappe për të qëndruar te PSG dhe për të rinovuar kontratën e tij në maj 2022, në vend që të largohej te Real Madridi. Sarkozy e konfirmoi këtë në një intervistë për “Espejo Público”, në “Antena 3”.

Susanna Griso, drejtuese e programit, ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë në pyetjen e saj: “Si e binde Mbappe të qëndronte në Francë?” Sarkozi, pasi buzëqeshi hapur, theksoi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë: “Jo, nuk kam pasur asnjë ndikim. Unë nuk e kam luajtur atë rol”.

Është apo jo e vërtetë, ai u shpreh shumë i lumtur që ylli i PSG-së nuk shkoi te “Los Blancos”: “E njoh mirë Florentino Perezin dhe e admiroj, por Mbappé qëndroi në Paris. Pse? Kjo nuk është e rëndësishme. Fakti është se ai qëndroi.

Unë isha i lumtur që ai qëndroi. Real Madrid është ekipi më i mirë në botë, është një shembull”.

Më 21 maj 2022, Mbappé e anuloi vendimin e tij për t’u larguar nga PSG dhe transferuar te Real Madridi. Në fakt, ai përfundoi duke rinovuar me parizienët. Askush nuk e priste këtë veprim të tij, në të cilin u spekulua se ishin përfshirë shumë aktorë, llogarit edhe politikanë të rangut të lartë.

Nga ana tjetër, ish-presidenti francez deklaroi se nuk e di të ardhmen e yllit francez: “Unë nuk jam zëdhënësi i Kylian. E njoh, e vlerësoj, por vetëm kaq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat