Çfarë e dallon skuadrën shqiptare në Mal të Zi, që lufton për titull dhe për Kupë?

Futboll

Çfarë e dallon skuadrën shqiptare në Mal të Zi, që lufton për titull dhe për Kupë?

Nga: K. Goca Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 16:54
Pamje nga një ndeshje

Futbollistët e Buduçnostit të Podgoricës fituan titullin e vjeshtës me më së shumti pikë të fituara dhe me më së shumti gola të shënuar.

Buduçnosti është i pari në tabelë me dy pikë (39) më shumë se Deçiçi i vendit të dytë.

Skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit që ka president Pal Dreshajn, kanë synime të mëdha, të fitojnë titullin dhe kupën e Malit të Zi.

 “Skuadra nga Tuzi është skuadra që ka dërguar më së shumti pasime në gjysmën e parë të sezonit, gjithsej 8,163 (429 për ndeshje), që është dukshëm më shumë se skuadra e vendit të dytë, Sutjeska (7,681), pastaj Rudari (7,297). ), dhe Jezero (7,182).

Bubuçnost është vetëm skuadra e pestë në ligë për sa i përket numrit të pasimeve (7080)”, shkruan mes të tjera media malazeze “Vijesti. 

“Nga ana tjetër, lojtarët e Deçiqit bënë më së shumti pasime të thella - vertikale, pasime “vdekjeprurëse”, 101, Petrovac ishte i dyti me 100, Jezero ishte i treti me 94, Sutjeska ishte i katërti me 92, dhe Buduçnost ishte i pesti me 87.

Kryesuesi në tabelë ka realizuar më së shumti goditje nga këndi në gjysmësezon - 122, pasuar nga Sutjeska dhe Rudari me nga 92, Deçiq me 89, ndërsa Buduçnost është gjithashtu skuadra me më shumë penallti të akorduara - katër.

Deçiq dhe Jezero gjuajtën nga tre penallti, Sutjeska, Arsenal, Jedinstvo dhe Rudar nga dy, dhe Petrovac dhe Mladost DG janë dy skuadrat e vetme që nuk gjuajtën penallti në gjysmësezonin vjeshtor. Nga ana tjetër, më së shumti penallti janë dhënë ndaj Jezeros, Mornarit, Jedinstvës, Petrovacit dhe Sutjeskës - nga tre”, shkruan mes të tjera media malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat