Mourinho: I falenderoj tifozët por duhet të mbështesin ekipin

Futboll

Mourinho: I falenderoj tifozët por duhet të mbështesin ekipin

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 18:40
Mourinho

Në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes kudnër Sheriffit në Europa League, trajneri i Romës, Mourinho foli edhe për të ardhmen e tij, pas pankartës që Curva sud i kushtoi të dielën e kaluar gjatë ndeshjes kundër Fiorentinës.

“Nuk ka çfarë të mendoj. Unë e kam gjithçka shumë të qartë në kokën time.

Mund të falenderoj vetëm tifozët, por përsëri nuk ndihem rehat. Natyrisht që më bën krenar dhe më emocionon, por është diçka që nuk më pëlqen.

Mos e bëni për mua, është skuadra që duhet të ndjejë mbështetjen në fushë.

Mungesa e Dybala? Ka një ndeshje me Dybala dhe një pa të. Me Dybala, Fiorentina nuk ishte në gjendje të shtynte përpara. Pa Dybala nuk ka një tjetër si ai dhe tani nuk do të ketë, ashtu si Lukaku dhe do të jetë një situatë e vështirë.

Kemi Belottin dhe Pellegrinin, kemi El Shaaraëy, por pa Dybala nuk do të jetë njësoj”, është shprehur trajneri portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat