Bellingham: Dua të jem Zidani i ri i Realit

Futboll

Bellingham: Dua të jem Zidani i ri i Realit

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:07
Jude Bellingham.

Jude Bellingham.është tashmë një ikonë e futbollit botëror. Dhe, si i tillë, marka “Adidas” ka zgjedhur atë si imazhin e linjës së saj më përfaqësuese të atleteve të futbollit, “Predator”.

Yjet britanikë si Stivën Xherrard dhe Dejvid Bekham, kanë qenë më parë imazhi i këtyre atleteve që dje festuan 30- vjetorin e tyre, ndonëse Bellingam nuk ka frikë ta thotë hapur se përfaqësuesi më i mirë i tyre është njeriu i siluetave spektakolare:

“Kur shoh këto atlete më vjen në mendje vetëm Zinedin Zidan, një nga mesfushorët më të mirë në histori. Kishte veshur ‘Predatorët’ në finalen ndaj Leverkusenit, me atë gjuajtje volej spektakolare dhe unë shpresoj shumë që të vazhdoj të ruaj trashëgiminë e tij.

Këtë e them jo vetëm pse sot jam këtu si imazh i këtyre atleteve, apo si lojtar i Realit të Madridit, por edhe si trashëgimtar i numrit që ai mbante në fanellë”.

Dhe kur e sheh të luajë, Bellingam ka mjaft tipare të ngjashme me “Zizunë”, si hapi i madh, eleganca me topin, të luajturit me kokën lart…

Por më shumë sesa legjenda franceze, që me Realin fitoi Champions-a qoftë si lojtar, ashtu sikurse si trajner (3 radhazi madje), talenti anglez shënon shumë herë më shumë sesa Zidan.

“Po, shënoj më shumë se ai, të paktën këtë po e bëj shpesh te Reali, por unë shpresoj që falë edhe frymëzimit të këtyre atleteve, edhe unë të kem momentet e bukura që shijoi Zidan, si personale, ashtu sikurse në klub.

Zidan ka qenë një frymëzim për mua dhe është padyshim tek ai bazohem për t’u përmirësuar çdo ditë e më shumë.

Ajo që dua të fitoj është vetëbesimi, motivimi dhe të shmangurit presionin në ndeshjen e mëdha, pasi këto cilësi e bënin Zidanin, apo Xherrardin dhe Bekhamin kampionë absolutë.

Kështu që unë, nëse dua që të arrij nivelin e tyre, duhet të vazhdoj të shtyj sa më shumë. Trofeu ‘Golden Boy’ të jetë vetëm i pari personal, i shumë të tjerëve që aspiroj”, deklaroi ylli i Realit të Madridit, Jude Bellingham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat