Allegri humbet sulmuesin për 4 javë

Futboll

Allegri humbet sulmuesin për 4 javë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:40
Allegri

Në prag të ndeshjes që Juventus do të luajë ndaj Genoa në kampionat, ka folur prë mediat trajneri Massimiliano Allegri.

Ai ka sqaruar gjendjen e disa lojtarëve, duke konfirmuar se sulmuesi Moise Kean nuk do të jetë në dispozicion të ekipit.

“Vendosëm të ndalim Kean në këtë periudhë të sezonit.

Ai prej kohësh po luan me një problem në tibia, ndaj dhe do të qëndrojë pushim 3-4 javë.

Ai ka qenë i aftë të stërvitej duke shtrënguar dhëmbët për të ndihmuar ekipin, por erdhi momenti për ta rikuperuar 100%”, tha Allegri.

“Për sa i përket pjesës tjetër të skuadrës të gjithë janë në dispozicion me përjashtim te De Sciglio, që do të rikthehet vitin tjetër. Kanë rikuperuar nga problemet e tyre fizike si Rabiot ashtu dhe Weah, që janë gati dhe do të luajnë”, u shpreh Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat