Stadiumi ku do të luhet Tirana - Vllaznia mbetet ende në “ajër”

Futboll

Stadiumi ku do të luhet Tirana - Vllaznia mbetet ende në “ajër”

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:55
Pamje nga një ndeshje

Tirana ka nisur punë për klasiken që do të luhet të dielën, ndonëse stadiumi është ende në “ajër”. FSHF ka konfirmuar “Selman Stërmasin”, por skuadrat duan një fushë më të mirë.

Nga federata, dje, nuk ishte konfirmuar se ku do të luhej klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë. Shkurt, ajo është në “ajër”.

Tri ndeshjet e fundit mes Tiranës dhe Vllaznisë janë mbyllur me rezultatin 1-0. Një sfidë e ka fituar ekipi shkodran dhe dy të tjera skuadra bardheblu. Nga ana tjetër katër lojtarë dhe zyrtarë do të jenë si ish-ë në këtë sfidë.

Nga Vllaznia është Tefik Osmani që sfidën e parë ishte drejtor te Tirana, ndërsa Latifi, Kaina dhe Jonuzi vjet luanin me Vllazninë.

Të shohim këtë herë se cila skuadër do të dalë fituese, por në fillim duhet të gjendet stadiumi ku do të luhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat