Torres ngre alarmin

Futboll

Torres ngre alarmin

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 14:16
Torres

Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres, ka folur pas humbjes kundër Antwerp në Champions League, duke thënë se është ende optimist, pavarësisht momentit të keq që po kalon skuadra.

Ai ka mbrojtur punën e trajnerit Xavi:

“Duhet të korrigjojmë disa gjëra, ne e dimë këtë, por janë dinamika që ndodhin gjatë një sezoni. Duhet ta kthejmë kursin dhe do ta bëjmë.

Ne jemi të parët të zhgënjyer, por tani duhet të fokusohemi te kampionati. Jemi të gjithë të bashkuar në dhomat e zhveshjes, përkrah trajnerit.

E dimë që jashtë Barcelonës ka nga ata që synojnë të na shkatërrojnë, por duhet të përballemi me to dhe mos t’u plotësohet kjo dëshirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat