Zyrtarët e RB Leipzig në Maksimir në sfidën Dinamo - Ballkani, këtë lojtar e monitorojnë

Futboll

Zyrtarët e RB Leipzig në Maksimir në sfidën Dinamo - Ballkani, këtë lojtar e monitorojnë

Nga: K. Goca Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 14:24
Baturina në veprim

Dinamo e Zagrebit sonte (21.00) do ta presin Ballkanin e Therandës në Maksimir, në xhiron e fundit të Grupit C të UEFA Conference League.

Për Dinamon dhe Ballkanin kjo ndeshje është të jesh apo të mos jesh, pra të kaltrit nuk duhet ta humbin këtë ndeshje me kampionin e Kosovës. 

“Edhe një pikë nga ndeshja e sotme sjell Dinamo më tej në garat evropiane dhe pikë të reja sa i përket koeficientit.

Kryetrajneri i Dinamos, Sergej Jakiroviq, në konferencën e djeshme për media ka paralajmëruar një Dinamo sulmuese, pra një

Dinamo që nuk do të kalkulojë, por do të sulmojë që nga minutën e parë. 

Kujtojmë se Dinamo u mposht 2:0 në ndeshjen e parë në Prishtinë nga Ballkani. 

Reprezentuesi i ri i Kombëtares A të Kroacisë, Baturina, është arsyeja pse RB Leipzig do të jetë sonte në tribunat e stadiumit Maksimir. 

Siç mësohet, RB Leipzig po monitoron nga afër situatën rreth mesfushorit 20-vjeçar të Dinamos dhe është gati të dërgojë një ofertë zyrtare në klub verën e ardhshme.

Sipas mediave, Dinamo më herët ka refuzuar ofertat nga Italia, pasi drejtuesit nuk duan të diskutojnë për një transferim të mundshëm nën 25 milionë euro”, shkruan media kroate “Totalni”.

Baturina sigurisht përfaqëson llojin e lojtarit modern që të gjitha klubet kryesore në Pesë Ligat duan të shohin në ekipin e tyre.

Gjithashtu, Baturina thuajse ka bërë paraqitjen e parë zyrtare për kombëtaren A dhe ka të gjitha mundësitë që të jetë pjesë e saj në Euro 2024 në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat