Aouar optimist: Roma do të fitojë ndaj Sheriff Tiraspol

Futboll

Aouar optimist: Roma do të fitojë ndaj Sheriff Tiraspol

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 16:23
Aouar

Mesfushori i AS Romës, Houssem Aouar, ka thënë se skuadra e tij është gati për duelin në “Olimpico” kundër Sheriff Tiraspol, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Europa League.

Ai ka thënë se është i gatshëm për duelin e radhës. Aouar është i bindur se Roma do ta fitojë ndeshjen kundër Sheriff Tiraspol.

“Unë jam gati për nesër. Shpresoj të luaj sepse nuk kam luajtur shumë në ndeshjet e kaluara. E di që duhet të bëj më të mirë për ta ndihmuar ekipin dhe shpresoj ta bëj këtë.

Ne gjithmonë duam të fitojmë sepse ne kur luajmë në Romë objektivi ynë është vetëm fitorja, edhe pse ne e dimë se do të jetë vështirë, por nuk është e pamundur.

Ne hyjmë me mentalitet fituesi dhe shpresojmë të jemi të parët në fund të ndeshjes”, ka theksuar Aouar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat