Probleme në mbrojtje

Futboll

Probleme në mbrojtje

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 18:24
Logo e Milanit

Problemet e dëmtimeve që po shoqërojnë Milanin gjatë këtij sezoni kanë bërë që skuadra lombarde të punojë tashmë me synimin për të forcuar repartin e mbrojtes gjatë merkatos së janarit.

Milan ka bërë prioritet ardhjen e një qendërmbrojtësi të ri me synimin që të plotësojë hapësirat.

Simon Kjaer vuan nga një sërë problemesh fizike, ndërsa Thiaw nuk do të mund të kthehet në fushën e lojës deri në shkurt, ndërsa Kalulu deri na mars.

Në këtë situatë, kuqezinjtë kanë vendosur të kryejnë një transferim në këtë pozicion.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, emri i parë është ai i Jakub Kiwior, 23 vjeçari polak, dhe ai i francezit 28 vjeçar, Clement Lenglet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat