Darko Dodev firmos për dy vite me një klub tjetër shqiptar

Futboll

Darko Dodev firmos për dy vite me një klub tjetër shqiptar

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 18:26
Darko Dodev

Darko Dodev u largua para disa ditësh nga Vllaznia, pasi sulmuesi maqedonas nuk arriti të lerë gjurmë te kuqeblutë. Edhe pse dështoi në Shkodër,

Dodev ka gjetur menjëherë destinacionin e ri, dhe sërish do të jetë një klub shqiptar. 25-vjeçari do të jetë përforcimi më ri i Shkupit, skuadër e cila synon titullin kampion në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave maqedonase, Dodev ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Shkupin. Skuadra nga Çairi pati probleme në pjesën e  parë të sezonit me sulmin dhe shpresojnë që Dodev do të bëjë mirë me fanellën bardheblu.

Përpara se të përfundonte te Vllaznia, Dodev më herët ka luajtur për Metalurg, Sileks, Tikvesh dhe Bregalnica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat