Mërgim Vojvoda regjistron 100 paraqitje me Torinon

Futboll

Mërgim Vojvoda regjistron 100 paraqitje me Torinon

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 19:06
Mërgim Vojvoda - djathtas

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka regjistruar plot 100 paraqitje për skuadrën italiane, Torinon.

Klubi italian për këtë të arritur, i ka bërë një dhuratë mbrojtësit të Kosovës, duke i dhuruar një fanellë me mbiemrin e tij dhe numrin 100.

“100 paraqitjet në fanellën e Torinos për Vojvoda. Bravo Mergim” – ka shkruar Torino në mbishkrimin e fotografive në faqen zyrtare.

Vojvoda është pjesë e Torinos nga shtatori i vitit 2020 kur u largua nga Standard Liege.

Këtë edicion, Vojvoda është paraqitur në 11 ndeshje me Torinon..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat