Sipas tifozëve kjo skuadër fiton në ndeshjen Dinamo Zagreb - Ballkani

Futboll

Sipas tifozëve kjo skuadër fiton në ndeshjen Dinamo Zagreb - Ballkani

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 19:38
Pamje nga një ndeshje

Ballkani do të jetë mysafir i Dinamo Zagrebit sonte në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja fillon në orën 21:00 dhe do të luhet në stadiumin “Maksimir”.

Ballkani është në vendin e fundit të grupit C me katër pikë, dhe duhet të fitoj me doemos edhe pse nuk është në dorën e tyre fati, pasi portokallinjtë duhet të shpresoj në fitoren e Plzenit kundër Astanas, për të siguruar kalimin në fazën tjetër.

Si zakonisht, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, publikon sondazhe për secilin takim të garave të saj.

Tifozët kanë votuar 70 për qind në fitoren e Dinamo Zagrebit, ndërkaq tetë për qind e votuesve besojnë se Ballkani do të triumfojë sonte në Zagreb. 22 për qind janë të mendimit se takimi do të mbyllet baras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat