Dinamo e Zagrebit bindshëm, 21 minutat e fundit katastrofë për Ballkanin

Futboll

Dinamo e Zagrebit bindshëm, 21 minutat e fundit katastrofë për Ballkanin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 dhjetor 2023 Në ora: 20:40 Përditësuar në ora: 22:53 më 14.12.2023
Pamje nga ndeshja Dinamo - Ballkani

Ballkani eliminohet, Dinamo e fortë

Ballkani i Therandës ka pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Dinamo e Zagrebit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin në Maksimir” në kuadër të xhiros së fundit të Grupit C të Conference League në futboll.

Kampioni i Kosovës ka qëndruar 69 minuta por 21 minutat e fundit ishin fatale për ta.   

Dinamo - Ballkani 3:0

Stadiumi në Maksimir.

Shikues: 10.000.

Gjyqtar: R. Bengoetxea (Spanja).

Kartona të verdhë: Petkoviq, Kaneko - Trashi, Halili.

Shënues: Periq (69'}, Petkoviq (72' e 77' - nga penalltia).

Dinamo Zagreb: Zagorac, Shutalo (Moharrami 43'), Petkoviq, Baturina (Bulat 46'), Ristovski, Susiq (Ljubiçiq 69'), Mishiq, Kaneko (Rukavina 78'), Perkoviq, Periq, Vidoviq (Spikiç 72').

Ballkani: Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili (Karrica 82'), Jashanica, Dellova, Trashi (POtoku 71'), Kuç (Tolaj 71'), Zyba, Gripshi (Ismajlgeci 31'), Hamidi (Manaj 82'), Berisha.

Në minutën e 10-të, fat i madh për Ballkanin! Jashanica gaboi në 16-sh e Baturina del në pozitë ideale por goditja e tij bllokohet nga Dellova. 

Në minutën e 32-të, Nazmi Gripshi u largua nga loja për shkak të lëndimit. 

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë Shutalo i Dinamos lëndohet dhe largohet nga loja.

Pjesa e dytë fatale pr ekipin e kryetrajnerit Ilir Daja. 

Në minutën e 59-të, Perkoviq goditi nga rreth 15 metra por portieri Koliç me mund të madh e ka shpëtuar portën e tij.

Në minutën e 69-të, futbollisti Dino Periq kërceu më së larti dhe shënoi me kokë pas harkimit nga rivënia e këndit e futbollistit Mishiq.

Pas tre minutave (72’) Bruno Petkoviq shënoi nga afërsia për 2:0. 

Në minutën e 75-të, Dellova shkaktoi penallti, duke e faulluar Kanekon.

Petkoviq (77’) shënoi nga penalltia për 3:0.

Në minutën  e 80-të, Albin Berisha pati rast të qindpër qndtë por gjuajti drejt në trup të portierit dinamovit.

Plzen përfundoi i pari me 18 pikë, duke lënë pas Dinamon me 9, Astanën 4 dhe Ballkanin me 4 sosh.

Plzeni dhe Dinamo kualifikohen e Astana e Ballkani eliminohen.

Ballkani mposhtet

(E plotësuar) - 88' Minutat e fundit.

80' Merr fund gjithçka për Ballkanin.Albin Berisha pati mundësi të mirë por gjuan drejt në trup të portierit. 

76' Petkoviq nga penalltia shënon për 3:0.

75' Dellova shkaktoi penallti, duke e fauluar Kanekon.

72' Bruno Petkoviq shënon për 2:0.

70' Futbollisti Dino Periq kërceu më. së larti dhe shënoi me kokë pas harkimit nga rivënia e këndit e futbollistit Mishiq.

69' Dinamo dhe Ballkani janë në kërkim të kalimit më tej.

Dinamo - Ballkani 3:0

Stadiumi në Maksimir.

Shikues: 10.000.

Gjyqtar: R. Bengoetxea (Spanja).

Kartona të verdhë: Petkoviq, Kaneko - Trashi, Halili.

Shënues: Periq (70'}, Petkoviq (72' e 77' - nga penalltia).

Dinamo Zagreb: Zagorac, Shutalo (Moharrami 43'), Petkoviq, Baturina (Bulat 46'), Ristovski, Susiq (Ljubiçiq 69'), Mishiq, Kaneko (Rukavina 78'), Perkoviq, Periq, Vidoviq (Spikiç 72').

Ballkani: Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili (Karrica 82'), Jashanica, Dellova, Trashi (POtoku 71'), Kuç (Tolaj 71'), Zyba, Gripshi (Ismajlgeci 31'), Hamidi (Manaj 82'), Berisha.

65' Dinamo e kërkon me ngulm fitoren.

62' Ballkani po luan me zgjuarsi deri me tash.

59' Perkoviq godet nga rreth 15 metra por portieri Koliç me mund të madh e ka shpëtuar portën e tij.

56- Ballkani po kërkon mrekullinë.

56' Ndeshje e luftuar.

52' Dinamo nuk po tregohet e rrezikshme në këto minutat e parë të pjeës së dytë.48' Ballkani më agresivë në pjesën e dytë.

46' Fllon pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë mes Dinamos dhe Ballkanit të Therandës me rezultat 0:0.

Ballkani ka luajtur mjaft mirë në pjesën e parë por iniciativa ishte në anën e Dinamos së Zagrebit. 

45' Pesë minuta shtesë.42' Ndeshje e mirë, me iniciativë të Dinamos.

39' Halili ndëshkohet me kartonë të verdhë.37' Atmosferë e mirë në Zagreb.

35' Ballkani po mbrohet me sukses.

31' Nazmi Gripshi largohet për shkak të lëndimit, në. lojë futet Ismajlgeci.

30' Ballkani në presion.

28' Gripshi lëndohet por kthehet në fushë.27' Nuk ka gola.

24' Mbrojtja e Ballkanit menaxhon lojë shumë mirë.

21' Dinamo po dominn takimin,

17' Ballkani po orvatet të rrezikojë.

13' Dinamo po sulmon.10' Fat i madh për Ballkanin! Jashanica gaboi në 16-sh e Baturina del në pozitë ideale por goditja e tij bllokohet nga Dellova. 

8' Dinamo po bën presion.

6' Dinamo ka iniciativën.

3' Ndeshje e mirë në kuadër të Grupit C të Conference league.

1' Fillon ndeshja,

Gjithçka gati.

Dinamo Zagreb - Ballkani, formacionet zyrtare

Ballkani luan ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24, ku përball do të ketë Dinamo Zagrebin.

Kampioni i Kosovës do të mbyll sot ndeshjet e grupeve, pasi zhvillohet raundi i gjashtë dhe ende tri skuadra janë në garë për pozitën e dytë në Grupin C.

Ballkani për të kaluar tutje duhet të fitojë ndeshjen ndaj kroatëve, ndërsa në anën tjetër Astana nuk duhet të marr fitore ndaj Plzen.

Për këtë ndeshje Ilir Daja ka vendosur të luajë me emra si Hamidi, Gripshi dhe Berisha në sulm.

Në anën tjetër te Dinamo do të luajnë në sulm mera si Petkovic dhe Baturina.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Stadion Maksimir” të Zagrebit me fillim nga ora 21:00.

Dinamo Zagreb: Zagorac, Sutalo, Petkoviq, Baturina, Ristovski, Susiq, Mishiq, Kaneko, Perkoviq, Periq, Vidoviq.

Ballkani: Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili, Jashanica, Dellova, Trashi, Kuç, Zyba, Gripshi, Hamidi, Berisha.

Ballkani në presion

Skuadra e Dajës për kualifikim në Kroaci, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Dinamo Zagreb – Ballkani!

Liga e Konferencës luan sfidat e fundit në grupe, me shumë skuadra që kërkojnë kualifikimin, përfshirë këtu edhe Ballkanin e Ilir Dajës.

Në orën 21:00, kampionët e Kosovës luajnë në transfertën kroate përballë Dinamos së Zagrebit dhe një fitore e mundshme, plus një rezultat negativ të Astanës përballë Plzen do t’i mundësonte kualifikimin historik Ballkanit.

Trajneri Ilir Daja dhe Jakiroviç kanë vendosur edhe për formacionet zyrtare të ndeshjes.

DInamo - Ballkani, si finale në Zagreb

Ballkani me formacion sulmues në Zagreb!

Edhe pse me shanse minimale për të vijuar në raundit tjetër të Conference League, Ballkani, skuadra kampione e Kosovës, do të luajë për gjithçka në ndeshjen e fundit në grup, kundër Dinamos së Zagrebit, në transfertë.

Ballkani për të kaluar grupin duhet të fitojë ndeshjen ndaj kroatëve, ndërsa në anën tjetër Astana nuk duhet të marrë fitore ndaj Plzenit.

Trajneri Ilir Daja ka preferuar një formacion sulmues me treshen Hamidi-Gripshi-Berisha në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat