Kosova fiton thellë ndaj Hungarisë

Futboll

Kosova fiton thellë ndaj Hungarisë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 21:44
Kosova

Pas fitores 2:1 në Shkup kundër Arabisë Saudite në miqësore, Kombëtarja e Kosovës në futsall ka fituar edhe një miqësore tjetër.

Të enjten mbrëma në Budapest të Hungarisë, të udhëhequrit e përzgjedhësit Agon Ramadani, fituan thellë ndaj Hungarisë, 6:3.

Pjesën e parë, Kosova e mbylli me tri gola epërsi, 4:1, ndërsa në pjesën e dytë realizoi dy herë, ndërsa pranoi edhe dy gola.

Kapiteni Ramadan Alaj realizoi “hat-trick”, dy gola tjerë i realizoi Drilon Maxharraj, ndërsa me një gol në fitore kontribuoi Melos Kelmendi. Ndaj hungarezëve në palestrën “Aramis”, “Dardanët” do të luajnë edhe një miqësore tjetër të shtunën, më 16 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat