Dy fitore larg rekordit historik

Futboll

Dy fitore larg rekordit historik

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 21:58
Stadiumi i PSV Eindhoven

PSV Eindhoven po zhvillon një sezon ëndrrash në Holandë, pasi pas 15 ndeshjeve në Eredivisie, gjiganti holandez ka po aq fitore, çka do të thotë se ka fituar 45 pikë dhe qe do te thote se ka hedhur themelet per te ngritur titullin kampion qe i mungon prej vitit 2018 dhe do te kene kaluar 6 vite nga hera e fundit nese e ngre ne maj trofeun…

Janë 734 klube që konkurrojnë në 55 ligat e luajtura nën ombrellën e UEFA, por PSV është i vetmi që ka ende një sukses prej 100 për qind në kampionat.

Mënyra në të cilën PSV arriti të arrijë këtë rezultat është mbresëlënëse.

Skuadra e drejtuar nga Peter Bosz shënoi 52 gola në ato 15 ndeshje këtë sezon dhe pranoi vetëm 6.

Ata shënojnë, pra, mesatarisht më shumë se tre gola për ndeshje dhe pësojnë më pak gola në ligë.

Ata jo vetëm që arritën një rezultat kaq spektakolar në kampionatin vendas, por edhe në grupin e Ligës së Kampionëve me Arsenalin, Sevillan dhe Lensin, ku morën vendin e dytë me 9 pikë. PSV është tani në mesin e 16-të ekipeve në garën më prestigjioze të klubeve në botë.

Por, sa duhet te arrihet rekordi? Edhe dy fitore ne lige, teper te mundura per PSV. Rekordi i meparshem mbahet pikerisht nga PSV me 17 fitore radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat