Okafor: Uroj të mos dëmtohem më, sa keq që u eliminuam

Futboll

Okafor: Uroj të mos dëmtohem më, sa keq që u eliminuam

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 22:00
Okafor

Diçka më shumë se 15 minuta për të shijuar ritmin e ndeshjeve. Noah Okafor do të jetë një armë më shumë për Milanin duke nisur nga ndeshja e radhës, teksa duke folur pas suksesit në Njukasëll zvicerani deklaroi: “Ishte një mbrëmje e çuditshme. Në pjesën e parë nuk bëmë shumë mirë, ndërsa në të dytën treguam se çfarë jemi në gjendje të bëjmë.

Besuam deri në fund dhe morëm tri pikë që për fat që keq nuk mjaftonin për Champions-in.

Tani shohim përpara në Ligën e Europës”.

Më pas sulmuesi ka komentuar gjendjen e tij fizike pas një dëmtimi që e mbajti larg fushave për thuajse një muaj. “Nëse ndihem mirë mund të bëj diferencën.

Problemet më kanë penguar, por sa herë zbres në fushë ndiej skuadrën që më ndihmon e kjo më shtyn të bëj më mirë. Uroj që tani e tutje të mos ndalem më”, përfundoi Okafor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat