​“Pse Chelsean dhe jo Liverpoolin?”, e zbulon Caicedo

Futboll

​“Pse Chelsean dhe jo Liverpoolin?”, e zbulon Caicedo

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 12:48
Moises Caicedo

Mesfushori i Chelseat, Moises Caicedo ishte në qendër të vëmendjes gjatë merkatos së kaluar verore.

Caicedo ishte në qendër të një lufte mes Liverpoolit dhe Chelseat, ku ky i fundit ishte më pas zgjedhja e tij.

Caicedo u largua nga Brightoni te Chelsea për një shifër rekorde, ndërsa tani e ka zbuluar se pse zgjodhi “Blutë” para Liverpoolit.

“Pse Chelsean dhe jo Liverpoolin? Unë isha duke folur me Chelsean për një kohë të gjatë. Ishte e pamundur t’i them jo Chelseat, sepse ata ishin me mua duke më përkrahur mua. Liverpooli më thirri mua por ishte shumë vonë sepse unë doja të luaj për Chelsean”, tha Caicedo.

Caicedo u transferua te Chelsea më 14 gusht të këtij viti, për një shumë afro 116 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat