Mediat italiane elozhe Jorgjit

Futboll

Mediat italiane elozhe Jorgjit

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 12:57
Jorgji

Atalanta triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj Rakov në Poloni, duke e mbyllur në vendin e parë fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Ndeshja u arbitrua nga shqiptari Enea Jorgji. Asistentët e tij ishin Denis Rexha dhe Ridiger Çoka. Ndërsa Florian Lata ishte arbitri i katërt.

Pas sfidës gazetari i “Corriere dello Sport”, Edmondo Pinna i ka dedikuar një shkrim Jorgjit, teksa është ndalur tek moviola e ndeshjes Rakov-Atalanta.

“Një gjë është e sigurt, kur gjykon shqiptari Jorgji klubet tona fitojnë gjithmonë (9 ndeshje 9 fitore).

Nuk ka faull të Holm ndaj Novak që gjuajti dhe u rrëzua në zonë.

Mirançuk rikuperoi topin pa faull ndaj Kohergin.

Pasaliç në fillim e prek topin me këmbë pastaj ndoshta me parakrah, por nuk ishte e ndëshkueshme me penallti”, shkruan Pinna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat