Ish-sulmuesi i Milanit shpërthen në lot:

Futboll

Ish-sulmuesi i Milanit shpërthen në lot:

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 17:56
Bacca

Një fitore e veçantë për Carlos Bacca.

Ish-sulmuesi i Villarrealit dhe Milanit, në fakt është rikthyer duke luajtur në Kolumbi dhe tashmë ka fituar titullin me Atletico Junior.

Skuadra kolumbiane u bë kampione për herë të dhjetë në historinë e saj, duke mposhtur Indipendiente Medellin me penallti.
Në fund të ndeshjes, ish-lojtari i Milanit shpërtheu në lot dhe ia kushtoi fitoren nënës së tij të ndjerë:

“Askush nuk e di se çfarë kam përjetuar, – shpjegoi ai.- Unë mbërrita këtu vonë sepse nëna ime donte të më shihte tek Junior, donte të më shihte përsëri kampion dhe golashënues.

“Unë nuk mund ta përmbushja ëndrrën e saj sepse ajo tashmë është në parajsë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat