Befason Foden

Futboll

Befason Foden

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 17:59
Foden

Ylli i Manchester City-t, Phil Foden, është i kënaqur duke parë shumë produkte të akademisë duke shkëlqyer.

Rico Lewis ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa Micah Hamilton dhe Oscar Bobb shënuan në fitoren e mesjavës të Cityt në Champions League ndaj Crvena Zvezdas.

Foden tha për faqen zyrtare të klubit: “Mendoj se ëndrra ime është të përpiqem të luaj me sa më shumë lojtarë të Akademisë në ekipin e parë.

“Është shumë bukur të shohësh Rico dhe Oscar duke bërë kaq mirë. Rico është i pabesueshëm për moshën e tij dhe po ashtu edhe Oscar.

Të shohësh ata duke bërë atë që po bëjnë tani, po, është shumë bukur.

“Ata do të jenë të rëndësishëm për ne. Siç thashë, kur ndodhin dëmtime, ata janë gjithmonë aty dhe të gatshëm të rriten”.

Për Lewis, Foden tha gjithashtu: “Sa vjeç është ai, 19? Po, është çmenduri. Mendoj se ai është shumë më i kujdesshëm se unë në atë moshë. Është shumë i zgjuar.

“Nuk është normale ta gjesh këtë tek një 19-vjeçar. Normalisht vjen me kalimin e kohës. Ai është kaq inteligjent në fushë dhe që trajneri t’i besojë atij këto ndeshje të mëdha, vetëm e konfirmon këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat