Kane dhe jeta në Gjermani

Futboll

Kane dhe jeta në Gjermani

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 18:02
Kane

Harry Kane mësohet se po u lexon tregime fëmijëve të tij para gjumit në gjermanisht – me ndihmën e një chatboti ë inteligjencës artificiale.

Kapiteni i Anglisë ka përdorur Google Bard për të ndihmuar familjen e tij të përshtatet me jetën në Bayern Munich.

Golashënuesi 100 milionësh, i cili ka katër fëmijë me gruan Kate, gjithashtu i drejtohet aplikacionit për këshilla përkthimi për intervistat pas ndeshjeve dhe për të gatuar pjata vendase.

Natën e kaluar ai tha: “Unë e kuptoj se si potenciali i IA mund të më ndihmojë në të gjitha mënyrat me lëvizjen time në Gjermani dhe për të ndihmuar fëmijët e mi të përshtaten.

“Bard madje sugjeroi disa festime të reja për golat. Do të duhet të shoh nëse do t’i përdor në fushë…!”.

Harry, 30 vjeç, ka shënuar tashmë 21 gola në 16 ndeshjet e tij të para që nga koha e transferimit nga Spurs në Bavari.

Ai ka xhiruar një video si pjesë e partneritetit të tij me aplikacionin.

Dhe një njoftim për shtyp shpjegoi: “Bard zbulon frazat më të përdorura të intervistës pas ndeshjes nga Harry dhe i përkthen ato në gjermanisht për t’i përdorur pas ndeshjeve të tij të ardhshme”.

Një burim shtoi: “Harry tashmë po përdorte teknologjinë për ta ndihmuar atë të përshtatej me një kulturë të re, kështu që partneriteti është i përsosur.

“Ai është zhytur me të vërtetë në mënyrën gjermane të jetesës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat